Rrëzohet dekreti i Metës për buxhetin dhe propozimi për kreun e KLSH

Dekreti i Presidentit Ilir Meta për rishikimin e buxhetit është rrëzuar sot në Komisionin e Ekonomisë. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, tha se buxheti i plotëson të gjitha kërkesat e studentëve dhe kthimi i tij nga Presidenti nuk ka asnjë referencë për arsimin, por është bërë në parim.

“Buxheti që kemi miratuar plotëson kërkesat e studentëve. Madje Qeveria është gati dhe mirëpret për dialog studentët, për të miratuar “paktin kombëtar” për arsimin”, tha Ahmetaj.

Ligji për buxhetin pritet të shkojë për rivotim në Parlament të enjten. Megjithatë, me rrëzimin e dekretit, qeveria nuk i mbyll komplet derën studenteve, pasi ndërhyrjet në buxhet mund të behën përmes një akti normativ, vetëm në rastin kur studentët do të pranojnë dialog, sikurse ka deklaruar kryeministri Rama.

Gjithashtu, Komisioni i Ekonomisë rrëzoi edhe kandidaturën e propozuar nga Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Vitore Tushën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN