Surprizë e madhe në Botërorin për klube, “emirët” eliminojnë Riverin!

Botërori për Klube shënon surprizën e madhe. Ekipi i Emirateve të Bashkuara arrin finale pas një ndeshje emocionuese ku arriti të fitojë me meritë pas gjuajtjes të penalltive ndaj gjigandëve argjentinas të River Plate, duke arritur në një finale aspak të menduar.

Emirët shënuan të parët në fillim të ndeshjes me sulmuesin e kombëtares suedeze Markus Berg, por argjentinasit reaguan në mënyrë të vrullshme duke barazuar dhe më pas duke kaluar në avantazh falë dygolshit të kolumbianit Rafael Santos Borré në minutat 11 dhe 16.

Al-Ain në triumf pas fitores të merituar 

Atu ku mendohej për një ndeshje tashmë të thjeshtëzuar për Riverin, ndodhi e papritura e madhe.

Ekipi i Emirateve të Bashkuara jo vetëm që i reziston sulmeve por arrin të barazojë me Caio në fillim të pjesës së dytë, pas disa mundësive dhe një penalltie të mundshme të mohuar.

Ndeshja mbaron në minutat e rregullta, por Al Ain vazhdoi me ritmet e saj të shpejta duke prodhuar një seri rastesh, e favorizuar ndoshta nga lodhja e Riverit, që vetëm pak ditë më parë kishte triumfuar në Libertadores kundër rivaleve të Boca Junior.

Moment i lojës

Lotaria e penalltive i buzëqeshi sërish arabëve, që u treguan mjaft të saktë , kurse Riveri humbi mundësinë e finales për shkak të gabimit të Enzo Perez.
El Ain, që ishte në Botëror falë një wild card, do të ndeshet tashmë me fituesen midis Realit dhe Kashima Antlers, për të prekur “qiellin e shtatë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN