Trump letër Thaçit: Të arrihet marrëveshje me Serbinë – A2

Trump letër Thaçit: Të arrihet marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër nga homologu i tij amerikan, Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkoi nga Thaçi dhe liderët e Kosovës të shfrytëzojnë momentin dhe të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse pajtimi me Serbinë.

“Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa”, shkruhet në letrën e presidentit amerikan.

Ndër të tjera, Trump ofron mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën dhe shprehet i gatshëm të presë Thaçin dhe presidentin serb Aleksandër Vucic në Shtëpinë e Bardhë për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike.

Shkarkoni aplikacionin e A2