Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Beqiraj për Arsimin: Dështoi implementimi, e dini që për 7 vite nuk ka nevojë për mësuese letërsie?

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2018, 23:36 | Ekonomi

E ftuar në emisionin A2 Business Week me gazetaren Aurora Sulce, ekonomistja Irena Beqiraj, duke nënvizuar që sipas saj “nuk është Ligji i Arsimit të Lartë që ka dështuar, por implementimi i tij”, ka akuzuar Ministrinë e Arsimit dhe specifikisht titullaren e saj si përgjegjësen kryesore.

Duke diskutuar mbi ndërlidhjet midis vlerës të titullit akademik dhe mundësive në tregun e punës, ekonomistja nënvizoi faktin që politikat e këtyre viteve nuk kanë ndihmuar aspak në këtë inflacion titujsh. Universitetet, janë “struktura otomane”, të drejtuara 20 vitet e fundit nga të njëjtit njerëz si “parti politike”.

Dritan Shano, i ftuar në A2 Business Week

Beqiraj sheh edhe një problem një moment kulturor. “Në familjet tona kush shkon në universitet duket sikur realizohet më shumë se një person që nuk shkon”, por fajin e sheh gjithmonë tek politik bërja.

Sipas saj, “një punëtor arke në bankë, nuk ka nevojë të ketë një diplomë domosdoshmërish, mjafton një diplomë dy vjeçare”.

Në këtë prizëm, Beqiraj sulmoi edhe Ligjin për Nëpunësin civil, që sipas saj ka praktikisht detyruar shumë të rinj dhe jo vetëm të zotërojnë një master shkencor si kriter i domosdoshëm për të hyrë në punë në administratën shtetërore, jo vetëm duke rënduar në buxhetet familjare, por edhe duke zhvlerësuar në titull si ai i masterit profesional që sipas asaj “nuk e do më asnjeri”.

https://a2news.com/2018/12/19/shano-ne-a2-business-weekend-cdo-lek-per-arsimin-trondit-sistemin-politikanet-i-rezistojne/

Zbulon një statistikë kurioze po aq sa të trishtuar për shumë studentë. “E dini që për 7 vjet nuk ka nevoje për mësues letërsie, vendet janë të zëna. Kemi nevoje për ata që studiojnë inxhinieri, shkencat natyrore, por jo për studentë me nota 5 po 6, po për njerëz të përgatitur”, përfundoi Beqiraj.

Këtu gjen komfortin e kolegut Dritan Shano i cili arsyetoi mbi faktin që struktura e ekonomisë shqiptare, me 80 % sipërmarrje me 4-5 persona, nuk toleron as investim teknologjik as investime të tjera as një rritje kaq të madhe të tregut të punës.

Sipas tij, “duhen shkolla ku mësohet si të mësosh, në vitin 2032 rreth 80% e zanateve të sotme nuk do të ekzistojë. Ka pra vetëm një mundësi të ketë zhvillim ekonomik, rritja e produktivitetit. Kjo mund të ndodhë falë teknologji dhe mendjes së njeriut. Teknologjinë do ta blejmë gjithmonë si frëngu pulën, prandaj këmbëngul që çështja jonë kombëtare duhet të përqendrohet vetëm ne arsim, përndryshe gjendja do të përkeqësohet në mënyrë aq të papritur sa nuk do te dimë nga na erdhi”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë