Shqipëria dëbon ambasadorin e Iranit, SHBA: Tentoi sulme terroriste

John Bolton, një nga këshilltarët më të rëndësishëm të presidentit amerikan Donald Trump, ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim ku falënderon kryeministrin Rama për vendimin e tij për të larguar nga Shqipëria ambasadorin e republikës së Iranit.

Bolton thotë që “Kryeministri Edi Rama sapo ka dëbuar ambasadorin iranian, duke i treguar liderëve iranianë që mbështetja e tyre ndaj terrorizmit nuk do të tolerohet. Ne mbështesim kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar për qëndrimin ndaj sjelljes së papërgjegjshme të Iranit në Evropë dhe në të gjithë globin”. 

Ende nuk ka reagime zyrtare mbi këtë vendim të ekzekutivit shqiptar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN