Botërori i Klubeve, Reali sfidon sot skuadrën japoneze – A2

Botërori i Klubeve, Reali sfidon sot skuadrën japoneze

Botërori i Klubeve, i cili ka hyrë tashmë në fazën më interesante, atë të gjysmëfinaleve, ka vënë përballë kampionët e Europës Real Madrid dhe japonezët e Kashimas.

“Galaktikët” e njohin mirë kundërshtarin e tyre pasi ishin ata të cilët mundën në finalen e edicionit të kaluar, 4-2 në kohën shtesë për të ngritur lart trofeun e tretë të Botërorit të Klubeve.

Kashima vjen nga një fitore me tunizianët e Esperans dhe do të tentojë t’i bëjë ballë madrilenëve sikurse bëri në finale e kaluar ku arriti të mbyllte 90 minutat e rregullta në barazim 2-2.

Së bashku me Barcelonën, Real Madrid është skuadra me më shumë botëror klubesh. Në vitin 2014, spanjollët mundën në finale argjentinasit e San Lorenzos, në 2017 triumfuan përballë brazilianëve të Gremios dhe një vit më parë ishte pikërisht suksesi ndaj japonezëve.

Nëse Real kalon me sukses këtë takim, atëherë në finale do të ndeshet me skuadrën nga Emiratet e Bashkuara, Al Ain, e cila një ditë më parë befasoi kur eliminoi kampionët e Kupës Libertadores, River Plate.

Shkarkoni aplikacionin e A2