Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Bushati: Prania e SHBA është e pazëvendësueshme në rajon

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2018, 11:26 | Sociale
Bushati: Prania e SHBA është e pazëvendësueshme në

Shqipëria mori kryesimin e kartës SHBA-Adriatik për vitin 2019. Në Ministerialin e zhvilluar në Mal të Zi, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se prania e Shteteve të Bashkuara është e pazëvendësueshme në rajon.

“Gjatë vitit në vijim ne do të punojmë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vijuar angazhimin e tyre në çështjet e sigurisë në rajonin tonë sepse prania e tyre është e pazëvendësueshme. Do të kontribuojmë dhe do të punojmë me aleatët në mënyrë që të lehtësojmë procesin e aderimit të Kosovës në këtë nisëm dhe po kështu do të vijojë bashkëpunimi me NATO-n për këtë nisëm, sidomos për ato vende të cilat kanë një raport tanimë të institucioanlizuar, por nuk janë vende anëtare të organizatës”, tha Bushati.

A2 CNN Livestream

Dita jonë