Ekskluzive/ Gjici zyrtarizon goditjen e madhe të Kukësit në merkato

Në një prononcim ekskluziv për A2, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, zbulon një prej goditjeve të merkatos së janarit.

Bëhet fjalë për Vasil Shkurtajn, sulmuesin e Luftëtarit, i cili këtë sezon ka shënuar 6 gola në 15 takime.

“Nuk kemi garë me Partizanin për Vasil Shkurtaj. Ai do të jetë lojtar i Kukësit”, tha Gjici për A2.

“Kemi arritur akordin financiar me klubin e Luftëtarit dhe tashmë mbeten vetëm detajet me lojtarin. Besoj se gjithçka do të mbyllet në ditët në vazhdim. Shkurtaj është lojtar i Kukësit”, shtoi ai.

Vasil Shkurtaj me fanellën kuqezi

Sa i përket ecurisë së Kukësit këtë sezon, Gjici e ka një shpjegim.

“Në këtë sezon mund të kishim marrë disa pikë më tepër, por na ka penalizuar fakti që luajmë jashtë fushe”, tha ai.

Por gjithsesi, presidenti i kuksianëve nuk i ka humbur shpresat. “Titulli? Jemi aty, gara është e fortë, por besoj që në fund do ta arrijmë objektivin”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN