“Engjëjt e Ferrit” ndërtojnë “shtëpinë” në kishë – A2

“Engjëjt e Ferrit” ndërtojnë “shtëpinë” në kishë

Grupi famëkeq i motoçiklistëve, “HellsAngles” – “Engjëjt e Ferrit” kanë blerë një kishë në Long Island dhe kanë ndërmend ta kthejnë në selinë e tyre, duke mërzitur jo pak komunitetin që banon atje, për shkak të historisë së tyre jo dhe aq të mirë.

Banorët janë të shqetësuar pasi klubi në fjalë, i cili ka degë në gjithë botën, ka pasur shpesh probleme me ligjin dhe ata nuk duan që fëmijët e tyre të bien në kontakt me këta persona. “Nëvitet ’70 ata kanë qenë një bandë e madhe”, thotë njëri prej tyre.

Policia e Suffolk County në Long Island konfirmoi transferimin e grupit në zonë, por gjithashtu tha se ende nuk kanë marrë lejen e ndërtimit për të filluar punën për shndërrimin e kishës në selinë eklubit.

Gjithsesi, vendosja e një tabele ku shkruhet “Engjëjt e Ferrit” në derën e një kishe ka sjellë pakënaqësi te rezidentët.

AppleMark

Hells Angels Motorcycle Club është një grup motoçiklistësh themeluar në 17 mars 1948. Pjesëtarët e grupit zakonisht ngasin motorë Harley-Davidson. Klubi konsiderohet si “organizatë kriminale” nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA dhe individë të caktuar kanë pasur shpesh probleme me ligjin.

Shkarkoni aplikacionin e A2