Fishekzjarrët, tregtarët: Urdhri i padrejtë, kemi stok

Për të mbajtur nën kontroll situatën në terren, ekspertët e policisë dhe shërbimit zjarrfikës inspektuan një prej tregjeve më të mëdha në afërsi të Kombinatit.

Kamera e A2 News, ndoqi nga afër këtë inspektim. Pjesa dërrmuese e tregtarëve iu përgjigjën inspektorëve se nuk mbanin lëndë piroteknike, por çfarë thonë për A2 News disa prej tyre?

“Kemi më shumë se një muaj që nuk jemi furnizuar, por kemi stok dhe nuk e di çdo bëhet me to”, shprehet një prej tregtarëve.

“Është e çuditshme se si e morën në këtë kohë këtë vendim, pasi edhe gjatë këtij muaji janë bërë çdokanim të lëndëve piroteknike. Ku do i shesim?”, thotë një tjetër.

Njëri prej inspektorëve të shërbimit zjarrfikës shpjegon rezultatet e kontrollit. “Pas kontrollit rutinë që bëmë së bashku me Policinë e Shtetit dhe na rezultoi se asnjë tregtar nuk dispononte dhe nuk shiste fishekzjarrë”, tregon inspektori.

Këto inspektime pritet të shtohen me afrimin e festave të fundvitit, ku policia do të rrisë kontrollet në të gjitha pikat ku këto lëndë plasëse janë shitur më herët.

Shkarkoni aplikacionin e A2