Heroinë apo e çmendur? Pilotja dëshiron të kthehet në pistë 2 muaj pas aksidentit horror

Sophia Floersch nuk ka ndërmend të ndalet pavarësisht se vetëm një muaj më parë u përfshi në një aksident ndërsa makina e saj ecte me 273 km/h.

18-vjeçarja gjermane u bë e famshme në rrjetet sociale për arsyet e gabuara kur makina e saj fluturoi jashtë piste dhe u përplas me murin gjatë një gare të Formula 3. Është thuajse një mrekulli që ajo doli e gjallë nga aksidentit horror, ndërsa iu nënshtrua një operacioni 11-orësh.

Megjithatë ajo po planifikon të kthehet në pistë muajin e ardhshëm, madje ëndërron që një ditë të garojë në Formula 1. Në një intervistë për “The Times”, Floersch tha: “Video është e tmerrshme, në makinë gjërat duken ndryshe. Por kur e shihja videon mendoja se nuk isha unë aty. Mendoja që kushdo që është aty brenda nuk do të mbijetojë. Megjithatë, e kam pasur gjithmonë të qartë se do të kthehem në pistë sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht muajin e ardhshëm”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN