Ideja brilante për të shmangur trafikun

Miliarderi Elon Musk ka prezantuar tunelin e tij të parë në Los Angeles, ku ka testuar idenë e tij të qarkullimit të automjeteve nëntokë.

“Trafiku të shkatërron shpirtin. Është si acid, i tmerrshëm. A nuk do të ishte e pabesueshme sikur të mund të udhëtojë në Los Anxhelos, New York, Uashington, Chicago, Paris, Londër, kudo, me 240 kilometra në orë. Kjo do të ishte fenomenale”, tha Musk.

Ai kërkon të ndërtojë një rrjet tunelesh nëntokësore, ku automjete pa shofer të mund të dërgonin pasagjerët nga një stacion tek tjetri.

“E bukura e tuneleve është se nuk ka limit se sa thellë mund të shkosh dhe janë të pandikuar nga moti
Në çdo ndalesë do të ketë një ashensor, çka do të evitonte ndërtimin e stacioneve të shtrenjta dhe të mëdha”, tha ai.

Tuneli i prezantuar në Kaliforni është 1.8 kilometra i gjatë dhe xhiroja e provës u realizua me një makinë Tesla, në shpejtësinë 70kilometra/orë. Sipas Musk, për të ndërtuar 1.5 kilometra tunel në Los Anxhelos duhet 1 vit kohë dhe kjo duket se do të jetë sfida e vërtetë për këtë teknologji.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN