Këngëtarja rumune humb jetën në aksident

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Rumani, ku Anca Pop, këngëtarja e njohur në këtë shtet, por edhe më gjerë ka humbur jetën pasi makina me të cilën po udhëtonte përfundoi në lumin Danub.

Motra e këngëtares 34-vjeçare njoftoi në polici se Anca nuk ishte kthyer në shtëpi. Policia u vu në lëvizje dhe pas hetimeve u zbulua se bëhet fjalë për një aksident. Palombarët bënë kërkimet dhe gjetën trupin e pajetë të 34-vjeçares.

Ajo është bërë e njohur për hitet “Loco Poco”, “Super Cool” dhe “Free Love”, ndërsa ka bashkëpunuar edhe me Gorgan Bregovic.

Shkarkoni aplikacionin e A2