Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjedh kryetar Gent Ibrahimin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e parë në sallën e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka zgjedhur si kryetar Gent Ibrahimin dhe si zëvendës kryetar Alfred Ballën. Ibrahimi vjen nga bota akademike, ndërsa Balla është zgjedhur nga shoqëria civile.

Mbledhja drejtohet nga gjyqtari Nurihan Seiti dhe e pranishme në të shihet edhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.

Më 11 dhjetor, u përcaktuan 6 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët janë: Besnik Cani, Gent Osmani, Antoneta Sevdari, Kosta Beluri, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN