Kredi për studentët, Çoçoli: Qeveria të mbulojë një pjesë të interesave

Ekspertët e ekonomisë i sugjerojnë kryeministrit Rama që nisur nga protesta e studentëve, të bashkëpunojë me sistemin bankar për të ofruar produktin e kredisë studentore, ku një pjesë e interesave të mbulohen nga qeveria. I ftuar në emisionin A2 Business të Aurora Sulçes, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli argumentoi se kjo është një formë, që do të nxiste edhe kreditimin e ekonomisë, që mbeten në nivele anemike.

Eksperti Fatos Çoçoli shpjegon se për të nxitur kreditimin e ekonomisë duhen përpjekje, si nga agjentët ekonomisë, kryesisht biznesi që duhet të paraqesë projekte serioze, ashtu edhe nga bankat, që të tregohen në agresive në dhënien e huave.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN