Kryeministri belg kërkon dorëheqjen, humbi mbështetjen e komunitetit flamand

Kryeministri belg Charles Michel kërkoi dorëheqjen një ditë pasi një prej partnerëve kryesorë të koalicionit u largua mes përplasjeve për çështjen e emigracionit. Michel humbi mbështetjen e Aleancës së re flamande, pasi dha miratimin e tij ndaj një pakti të ri të OKB për emigracionin i nënshkruar në Marrakesh javën e kaluar.

Kryeministri kërkoi mbështetjen e partive opozitare për krijimin e një koalicioni të vullnetit të mirë, siç e cilësoi, deri në zgjedhjet e 26 majit. Por në atë që u konsiderua një ditë dramatike në parlamentin belg, partia socialiste refuzoi ta mbështeste një propozim të tillë.

Nga protestat e ditëve të fundit

Si kundërpërgjigje Mishel surprizoi duke thënë se do të jepte dorëheqjen.

“Thirrja ime nuk ishte bindëse, nuk u dëgjua. Vendosa t’i kërkoj menjëherë dorëheqjen mbretit”, deklaroi kryeministri që erdhi në detyrë në tetorin e vitit 2014-tës, pasi formoi një koalicion të djathtë, duke u bërë në moshën38 vjeçare kryeministri më i ri i Belgjikës që prej 1841-shin.

Ai mund të qëndrojë si kryeministër në detyrë deri në shpërbërjen e parlamentit në muajin prill.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN