Milani humbet 2 pikë dhe 2 lojtarë ndaj Bologna-s! – A2

Milani humbet 2 pikë dhe 2 lojtarë ndaj Bologna-s!

Milani nuk ka mundur të shfrytëzojë humbjen e Lazio-s për t’u shkëpur nga vendi i pestë, duke u ndalur në një barazim pa gola në tranfertën e Bologna-s.

Kuqezinjtë ishin dominues, por rastet para portës kundërshtare ishin me pikatore. Higuain dhe Cutrone vuajnë gjatë gjithë kohës në sulm dhe shpesh u duhet të kthehen pas për të marrë topin, pasi shërbimet ndaj tyre janë shumë të rralla, ndërsa në anën tjetër edhe Suso duket se nuk është më ai i ditëve më të mira, kur nxirrte Milanin nga situata.

Pas minutës së 76 thuajse u mbyll gjithçka pas daljes me kartonin e kuq të Bakayoko-s pas dy të verdhëve.

Por Milani nuk humbi vetëm dy pikë nga kjo transfertë, pasi në ndaj Fiorentinës, Gattuso është me dhimbje koke. Përveç numrit të madh të lojtarëve të dëmtuar, tashmë duhet të ndërtojë një formacion edhe pa Bakayoko dhe pa Kessie, i cili mbushi numrin e kartonëve të verdhë.

Shkarkoni aplikacionin e A2