PD mbledh grupin, përcaktohet aksioni opozitar në Kuvend

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar demokrat u vendos që ditën e nesërme i gjithë aksioni i opozitës në Kuvend do të përqendrohet te mbështetja e protestës së studentëve.

Partia Demokratike do të shfrytëzojë ligjin e kthyer pas nga presidenti Meta për buxhetin 2019, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të studentëve, të cilët një nga kërkesat kryesore kanë rritjen e buxhetit vjetor për arsimin.

Sipas burimeve, PD nuk pati një vendimmarrje përfundimtare nëse do i bashkohet të enjten studentëve, pasi deri më tani PD, ka respektuar qëndrimin e vetë studentëve për të mbajtur larg politikën nga protesta.

Sakaq është bërë me dije se PD do të ketë një tjetër mbledhje nesër në orën 9:15 për të përcaktuar detajet e fundit për qëndrimin gjatë seancës plenare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN