Peshonte 190 kg, sot ëndërron të bëhet futbollist! – A2

Peshonte 190 kg, sot ëndërron të bëhet futbollist!

Tre vite më parë fotot e një djali 10 vjeçar nga Indonezia bënë xhiron e botës. Arya Permana në atë kohë ishte vetëm 10 vjeç, por peshonte 190 kilogramë.

Me siguri të gjithë i keni parë fotot e tij në atë kohë, por tashmë 3 vite më vonë, me siguri nuk do ta besonit që bëhej fjalë për të njëjtin person duke parë shndërrimin drastik që ai ka pësuar.

Djali iu nënshtrua një operacioni për ngushtimin e stomakut, njëkohësisht edhe një diete të rreptë dhe sot ai është një fëmijë normal dhe me ëndrrën e madhe që një ditë të bëhet futbollist profesionist!

Arya është tifoz i Liverpool dhe një fans i “çmendur” i Roberto Firmino dhe ëndrrën të bëhet si sulmuesi brazilian.

“Jam shumë i gëzuar, mund të ec. Edhe mund të luaj. Jam bërë më i shkathët. Mund të ec 5 km me miqtë e mi, me të cilët luaj futboll çdo pasdite. Dua të bëhem një futbollist profesionist. Skuadra ime e preferuar është Liverpool FC dhe futbollisti i preferuar është Roberto Firmino”, tregon Arya.

Shkarkoni aplikacionin e A2