Portieri i Kosovës “hero” te Manchester City, e kualifikon në gjysmëfinale

Manchester City ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Ligës pas një ndeshje dramatike ndaj Leicester, ku vendimtar me dy penallti të pritura rezultoi portieri i Kosovës Arijanet Muriç.

Në “King Power Stadium”, 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim 1-1.

I rikthyeri De Bruyne nga një dëmtim i gjatë shënoi golin e parë në fundin e pjesës së parë, por vendasit e Leicester nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë arritën të barazojnë shifrat në 1- me një gol të shënuar nga Albrighton, duke e çuar ndeshjen te 11-metërshat, ku më pas protagonist absolut ishte portieri i Kosovës.

Kampionët e Anglisë u treguan më të saktë te penalltitë duke triumfuar 3-1 me Leicester-in që humbi tre 11-metërsha, teksa goditjet e Maddison Soyuncu u ndalën në mënyrë perfekte nga Muriç.

https://www.youtube.com/watch?v=GqhaaqGpt1I

20-vjeçari po kalon një moment vërtetë të artë në karrierën e tij, pasi vetëm pak kohë më parë debutoi edhe me dardanët në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, ndërsa te Manchester City ka përfituar edhe nga dëmtimi i Claudio Bravos për t’u shndërruar në zgjedhjen e dytë të Guardiolës pas portierit titullar Ederson.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN