Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Qeveria publikon Paktin për Universitetin

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2018, 23:57 | Aktualitet
Qeveria publikon Paktin për Universitetin

Në kohën kur protestat e studentëve nuk ndalen, pavarësisht pjesëmarrjes, qeveria ka hedhur hapin e radhës për t’i ftuar në një dialog virtual.

Përmes platformës Shqiperineqeduam.al, ajo ka publikuar draftin për Paktin me Universitetin, nga ku është në pritje te mendimeve dhe sugjerimeve për 8 pikat e studenteve.

E para lidhet me tarifat e universiteteve. Tarifat do të paguhen nga qeveria nga 50% deri në 100% në varësi të mesatares së studenteve, dhe gjendjes së tyre ekonomike. Përjashtim bën ky vit akademik, ku do të subvencionohen edhe studentët me mesatare nën 6.

Në shtator 2029 është planifikuar të fillojë procesi i pajisjes me Kartën e Studentit.

A2 CNN ka zbardhur këtë draft, ku cilësohen përfitimet e studenteve duke nisur nga reduktimi I çmimeve për shërbime shëndetësore, kulturore, arsimore, etj.

Mbajtësit e Kartës së Studentit do të përfitojnë shërbime edhe në fushën e transportit publik i të gjitha llojeve, përfshirë dhe transportin ajror, kurse dhe lëshim patentash dhe dokumentesh të tjera të ngjashme.

Ndërkaq, duke iu rikthyer 8 kërkesave të studenteve, është propozuar bërja e Transparencës së titujve shkencorë, shkarkimi i të gjithë anëtarët e bordeve të emëruar nga MASR.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani