Qytetarët stepen nga kreditë, problem të ardhurat

Marrja e një kredie shihet si shumë e vështirë nga qytetarët shqiptarë. Pavarësisht interesave në ulje gjatë viteve të fundit, ata shprehen se janë kushtet për të përfituar një hua dhe mundësia për ta paguar atë, që i bën ata të ngurrojnë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kërkesa e individëve për kredi ka qenë më e lartë gjatë muajve të fundit, megjithëse më e ulët se vitet paraardhëse.

Ajo është nxitur nga nevoja për të përballuar shpenzimet e konsumit dhe për të financuar blerjen e banesave.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN