Rama në Vlorë, studentët vazhdojnë protestën në Tiranë | FOTOGALERI

Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama është në Vlorë për të folur me studentë të Universitetit “Ismail Qemali”, në Tiranë studentët vazhdojnë të protestojnë sërish para kryeministrisë.

Qëndresa studentore ka hyrë në ditën e 15 dhe sipas studentëve do të zgjasë derisa të plotësohen të 8 kërkesat e paraqitura. Premtimet e Ramës për përgjysmim të tarifave studimore në janar nuk i ka bindur.

Ata kërkojnë plotësim të të gjitha kërkesave, vetëm kjo gjë do t’i bindte të ndalonin protestat. Madje studentët kanë deklaruar se nëse nuk pranohet të gjitha kërkesat nuk do të paguajnë tarifën e shkollimit në janar, duke djegur edhe sezonin e provimeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN