Rikthehet në ekran pas 50 vitesh Meri Poppins

Më shumë se 50 vjet pasi joshi audiencën mbarë botërorë, Meri Poppins rikthehet në ekran. Prodhimi i Walt Disney që do të nisë të shfaqet në kinematë botërore këtë javë, vjen 20 vjet pas muzikalit që e ktheu Julie Andrew në një yll. Por Emily Blunt, e cila portretizon dadon magjike ne filmin e ri, thotë se personazhi i saj do të jetë ndryshe nga ai që interpretoi Juli Andrew.

“Nuk doja të përsërisja atë që ka bërë Julie. Roli i saj do të ruhet e kujtohet, por ky është version im. Do të jetë një kapitull i ri”, tha Emily Blunt.

Prodhimi i Walt Disney që do të nisë të shfaqet në kinematë botërore këtë javë, vjen 20 vjet pas muzikalit fantazi që e ktheu Julie Andrew në një yll. Pavarësisht muzikës, kastit e regjisorit të ri Rob Marshall, “Mary Poppins Returns” bazohet në origjinalin e 1964-tës, duke përfshirë edhe zbritjen e dados këngëdashëse nga qielli mbi Londër.

Në vend të çadrës, Popins do të ketë në dorë një balonë, e megjithatë nuk do të mungojë çanta karakteristike. Pjesë e prodhimit të ri janë gjithashtu numrat e kërcimit dhe pinguinët kërcimtarë. “Mary PoppinsReturns,” është kandiduar për katër çmime “Golden Globes”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN