Samiti BE-Ballkan, mungon vetëm Rama

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini priti në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor.

Samiti u thirr në mënyrë urgjente për shkak të zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas njoftimit të BE-së, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Mogherini, diskutuan për progresin e bërë gjatë këtij viti dhe për zhvillimet aktuale politike në rajonin tonë.

I pranishëm në këtë takim ishte presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandër Vuçiç. Gjithashtu mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, kryeministri i Maqedonisë dhe ai Bosnje e Hercegovinës. Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama nuk udhëtoi për në Bruksel për shkak të angazhimeve në vend.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN