“Santa Claus” vdes duke argëtuar fëmijët!

Një “Santa Claus” ka vdekur tragjikisht teksa ishte duke argëtuar fëmijët në një çerdhe në Rusi ditët e fundit si pasojë e një sulmi në zemër.

Një video e ngjarjes është shpërndarë në internet, e cila tregon momentin e tmerrshme kur 67-vjeçari Valery Titenko, një aktor i njohur në qytet, shembet në tokë pa ndjenja, pranë pemës së zbukuruar të Krishtlindjeve.

Fillimisht u mendua se kjo ishte pjesë e shfaqjes dhe dy fëmijë shkojnë pranë tij, por më pas pjesa tjetër e stafit e nisin me urgjencë për në spital 67-vjeçarin, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës si pasojë e sulmit në zemër.

Një person tha se ai ishte ankuar për dhimbje në gjoks, por kishte dhënë se do të qëndronte deri në mbylljen e festës, por fatkeqësisht nuk ia doli.

Shkarkoni aplikacionin e A2