Shano në A2 Business Week: Çdo lek për arsimin trondit sistemin, politikanët i rezistojnë

Puntata e parë e A2 Business Week me Aurora Sulçen priti në studio si të ftuar Irena Beqiraj dhe Dritan Shano, ekspertë të ekonomisë dhe ish zëvendësministra të Financave, për të diskutuar mbi mbështetjen buxhetore për arsimin, ku pasqyruan pikëpamje të ndryshme mes tyre.

Mes të ftuarve pati një debat për sa i përket thelbit të problematikave që rrethojnë çështjen e arsimit.

Ish Zv. ministrja e qeverisë së parë Rama deklaroi qenë këndvështrimin e saj, buxheti për Arsimin mund të arrijë edhe në 5%, por kjo nuk do të thotë që zgjidhet problemi, sepse nuk duhet harruar, sipas saj, që “Arsimi i Lartë nuk është e drejtë kushtetuese, sot është e pamundur të ofrojmë edhe arsim cilësor edhe kaq masiv”.

Sipas Beqirajt, “sot kemi sipas statistikave 63% të studenteve që kanë mesatare 5-6. Janë dakord shqiptarët që të mbajnë këto studentë me lek? Duhet të çlirohemi nga instinkti i fajit. Kemi nevojë për buxhete për kërkimin, është ai që sjell zhvillim, jo masiviteti”.

Ndërsa pas Dritan Shanos, “Arsimi investimi kryesor i këtij vendi. Mjafton të japësh prioritet në shpenzimet në buxhetin e shtetit. Çdo baba do të hiqte bukën nga goja po të dinte qe do ti ofronte fëmijës së tij një edukim cilësor”. Dhe vazhdon. “Problemi nuk zgjidhet në një mandat. Por ne jemi katandisur në një situatë kur shqiptarët ikin se nuk kanë besim në institucionet shtetërore. Në shtetet e tjera e kanë fare të qartë se kur duhet të investojmë më shumë dhe kur më pak”.

Këtu ekonomisti thekson që “nuk duhet harruar që çdo lek që investohet në arsim përthyen sistemin politik dhe social që ne kemi, pra politikanët e sotëm do ti rezistojnë sa më shumë që kjo mos të ndodhë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN