Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shtohen investimet e huaja në vend

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2018, 15:29 | Ekonomi
Shtohen investimet e huaja në vend

Shtohet numri i ndërmarrjeve të huaja në vend, por bie fluksi i investimeve që ato bëjnë. Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2017, numri i ndërmarrjeve me pronarë apo bashkëpronarë shtetas të huaj është rritur me 11.6%.

Rritje ka shënuar edhe xhiroja e realizuar prej tyre, si dhe numri i të punësuarve. Por nga ana tjetër, ritmi i investimeve është në rënie.

Për vitin 2017, investimet e huaja direkte zbritën në 900 milionë euro, duke pësuar një rënie vjetore prej 40 milionë euro.

Të dhënat tregojnë se investimet e huaja e kanë origjinën kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian, ku kryeson Greqia dhe Holanda.

A2 CNN Livestream

Dita jonë