Solskajer i ka idetë e qarta, ja çfarë i pret “Djajtë e Kuq” | VIDEO

Ole Gunnar Solskjaer duket se do të veprojë më dorë të hekurt me yjet e Manchester United. Sigurisht që ata nuk janë lojtarët e Moldes, por stili i tij i punës do të ndryshojë patjetër gjendjen në “Old Trafford”.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ish-sulmuesi dëgjohet teksa i tregon lojtarëve të tij se si duhet të veprojnë që të bëjnë gol. Dhe bëjnë mirë ta dëgjojnë sepse pavarësisht se nuk ishte titullar i rregullt për Manchester United, Solskjaer ka shënuar 91 gola për skuadrën angleze.

“A do të gjuajë njeri në portë”, dëgjohet Solskjaer të thotë duke bërtitur. “Jeni 15 metra nga porta dhe vazhdoni pasoni… Gjuani! Nuk do të shënoni kurrë gol nëse nuk gjuani”.

Patjetër që i pari që duhet të shohë këtë video është qendërsulmuesi Romelu Lukaku, i cili ka qenë shpesh në qendër të kritikave për shkak se nuk ka shënuar shumë këtë sezon.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN