Studentët largohen nga salla, Rama: Qeverisë s’mund t’i vendosësh ultimatum

Pas takimit të një dite më parë me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor, Kryeministri Edi Rama u zhvendos ditën e sotme në Vlorë në vijim të takimeve me studentët për të diskutuar kërkesat e tyre.

Në fillim disa nga studentët braktisën sallën, ndërsa e para që e mori fjalën, i kërkoi kryeministrit të ishte i prerë në reagimin e tij.

“Duhet të kuptohet që ne si studentë nuk kemi protestuar kot, nuk jemi budallenj. Nuk jemi me partitë politike. Ne ju shohim për momentin si të vetmin që mund të gjejë zgjidhje. Ne nuk kemi kërkuar të rrëzojmë qeverinë. Ne nuk vijmë në auditore sepse jemi sëmurë. Nuk ka ngrohje.
Ju jeni marrësi i mesazhit. Duhet të thoni vetëm PO ose JO”, tha studentja.

Ndërsa një tjetër kërkoi që kryeministri të japë sa më parë zgjidhje pasi, sipas tij, pas festave protesta do të përshkallëzohet.

“Nuk ka dialog këtu, pranoje ose jo. Ndaj mos na detyroni që këtë pëlqim që kemi ndaj jush, ta kthejmë në. Jepini zgjidhje sepse pas festive do të të përshkallëzohet. Ose do të çohemi te gjithë te ikim”, tha studenti.

Ndërsa Rama reagoi duke thënë se kush nuk do të dëgjojë të largohet, e menjëherë disa prej studentëve kanë lënë sallën.

“Vetëm Europë nuk është. Vetëm në Europë nuk ndodh. Largohuni e na lini ne të flasim me pjesën tjetër që e ka bërë diferencën mes ultimatumeve dhe demokracisë. Askush nuk është i ndaluar të hyjë, e të ikë. Ja ku janë 8 pikat dhe thuaj po ose jo, se nuk duam të dëgjojmë. Këto janë fatkeqësisht shprehje të paaftësisë për të përballur sfidën me mençuri. Kjo i ka rrënjët te një sistem i dërmuar arsimimi. Këtu është e qartë që nuk ka gjimnazistë. 50% vota e studentëve për zgjedhjen e dekanëve. Por si t’ja bëjmë që këtë se ka asnjë vend në Europe?”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN