Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Thaçi: Marrëveshja shumë pranë. Vucic: Nuk ka dialog

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2018, 19:36 | Ballkani
Thaçi: Marrëveshja shumë pranë. Vucic: Nuk ka dialog

“E vlerësoj lartë përkushtimin e presidentit Donald Trump, zotimin e tij për mbështetje dhe ndihmesë në procesin e negociatave dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje historike. Është mesazh i SHBA-ve për qytetarët e Kosovës, lidershipin kosovarë që në mënyrë sa me unike dhe gjithëpërfshirëse të përmbyllet ky proces i rëndësishëm”, deklaroi presidenti kosovar.

Kështu presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi komentoi letrën e dërguar nga homologu amerikan Donald Trump. Duke folur nga Brukseli Kreu i Shtetit nënvizoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin arritjen e marrëveshjes së pajtimit me Serbinë. Thaçi u shpreh shumë optimist për këtë.

https://a2news.com/2018/12/18/haradinaj-shperthen-ne-bruksel-be-ka-humbur-besueshmerine/

“Shpresoj se në javët dh ene muajt e ardhshëm do të gjendet zgjidhja finale e marrëveshjes Kosovë-Serbi, që nënkupton njohjen reciproke dhe pastaj anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Thaçi.

Në Bruksel gjendej gjithashtu edhe presidenti serb, Aleksandër Vucic. Ai iu tha zyrtarëve të BE-së se Beogradi angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Sipas Vucic, vetëm heqja e taksës 100% për mallrat serbë nga Kosova mund të bëjë që dialogu mes dy vendeve të rifillojë.

“E vetmja mënyrë për të krijuar kushtet në të cilat vazhdimi i bisedimeve do të ishte i mundur është që Prishtina të tërhiqej nga vendimet e paligjshme dhe krejtësisht të paarsyeshme”, tha Vucic.

Ndër të tjera, Vucic kundërshtoi përsëri formimin e ushtrisë së Kosovës duke thënë se është në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së. Kurse Thaçi nënvizoi se formimi i ushtrisë është punë e përfunduar dhe e pakthyeshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë