Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Balla: Opozita në parlament për të shpëtuar mandatet

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2018, 20:24 | Politikë
Balla: Opozita në parlament për të shpëtuar mandatet

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaron se opozita u rikthye në parlament për të shpëtuar mandatet dhe jo për studentët.

“Kjo opozitë nuk erdhi sot në Kuvend për të folur me ne apo për të dialoguar në lidhje se çfarë mund të bëjmë më mirë për studentët, erdhi për të shpëtuar mandatet, sepse e dini që kishim arritur në afatin fundor. Nëse nuk vinin sot, apo nesër, seanca e parë e sesionit të ardhshëm, ajo e 21 janarit, ishte përtej afatit”, tha Balla.

Ai i bëri thirrje opozitës që në seancën e të premtes të votojë ndryshimet në kodin zgjedhor. “Fakti që 6 muaj para zgjedhjeve plotësohen në 30 dhjetor, nëse opozita do, jemi të gatshëm t’i votojmë edhe atëherë, por t’i garantojmë shqiptarëve një proces zgjedhor siç i ka hije një vendi që në fund të qershorit pret fillimin e negociatave me Bashkimin Europian”, shtoi Balla.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani