Bayern afrohet me Dortmund, por mbetet i treti

Një gol i realizuar 7 minuta para fundit nga francezi Ribery i ka dhënë 3 pikët e radhës kampionëve të Bayernit në ndeshjen e së mërkurës ndaj Leipzig.

Bayern dominoi takimin, por rastet e humbura para portës ishin të shumta dhe duhet të vinte minuta e 83 që sulmet e tyre të konkretizoheshin në gol.

Ky trepikësh e ndihmoi skuadrën e Bayern të ngushtoi në 6 pikë diferencën ndaj Dortmundit kryesues, të cilët u mundën një ditë më parë në transfertën e Dusseldorf.

Ndërkohë në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Bayernin renditet Monchengladbach, por me golavarazh më të mirë.

Shkarkoni aplikacionin e A2