Dëbimi i ambasadorit të Iranit, Trump letër Ramës: Veprimi juaj, shembull

Pas këshilltarit dhe Sekretarit Amerikan edhe Donald Trump ka reaguar në lidhje me dëbimin e ambasadorit të Iranit Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomat të kësaj ambasade për cenim të sigurisë kombëtare.

🇦🇱️ | E përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për arsye se ndërmori veprime kundër regjimit Iranian për komplotin e tij…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Mittwoch, 19. Dezember 2018

“I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Lidershipi i treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”, mbyllet letra e Trump dërguar Ramës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN