Deklaratat për ISIS, Britania dënon Trump, Rusia e mbështet

Qeveria britanike e distancoi veten nga deklarata e presidentit Donald Trump se ISIS ishte mundur në Siri.

Në një deklaratë, ajo tha se nevojitet ende shumë punë për të eliminuar kërcënimin e terroristëve të Shtetit Islamik. I ndryshëm ishte toni i Ministrisë së Jashtme ruse.

Zëdhënësja, Maria Zakhaeova tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara mund të rezultojë në krijimin e një mundësie reale për një zgjidhje politike të krizës në Siri.

Ndërkaq, zëdhënësi i autoriteteve kurde në verilindje të Sirisë, Aldar Xelil deklaroi se detajet e tërheqjes nuk ishin ende të qarta.

Megjithatë, ai tha në një intervistë televizive se vendimi amerikan mund të prekte të gjithë rajonin. Rreth 2 mijë trupa amerikan janë stacionuar në rajonin kurdë të Sirisë veriore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN