E ardhmja është tani, motori elektrik i printuar në 3D | FOTO

Ky është motori i parë në botë i printuar i tëri në 3D dhe funksionon vetëm me motor elektrik. Por edhe pse nuk është nxjerrë ende në prodhim serie, motori i kompanisë BigRep duket se premton të shitet masivisht.

Ai peshon vetëm 60 kg dhe ka disa veçanti futuriste si goma pa ajër, drita LED, ndenjëse të personalizuar dhe një timon fantastik. Përveç pjesëve elektrike, çdo gjë tjetër është printuar në 3D.

“Ky motor dhe prototipat tona të tjera e çojnë krijimtarinë në limitet e saj dhe do të rimodelojnë teknologjinë e printimit në 3D”, tha për CNN Daniel Buning, bashkëthemeluesi i kompanisë NOWlab, që ka bërë dizajnin e motorit.

Një motor i vërtetë superheronjsh, që me siguri do të pëlqehet nga të apasionuarit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN