Ermonela Jaho shkëlqen në Paris

Ermonela Jaho shkëlqen në Francë. Nëse e njihni Verdin, pa diskutim do ta keni dëgjuar edhe “La Traviata”.

Në këtë vepër, Violeta ka dy fytyra; ajo është, në të njëjtën kohë, një grua e njohur dhe e admiruar nga meshkujt dhe një femër që i fsheh dobësitë e frikën në sytë e të tjerëve. Shpesh thuhet se duhet të ketë dy soprano për të përcjellë te publiku magjinë e kësaj bote dhe dramën intime… ose një interpretuese të jashtëzakonshme… Ermonela Jaho është një prej tyre.

Kështu shkruan Toute la Culture, për interpretimin e sopranos shqiptare në Operën e Parisit. Ajo ka shkëlqyer dhe ka marrë duartrokitjet e publikut që këtë fund dhjetori ka zgjedhur ta shijojë “La Traviatën” në një nga skenat më operistike të botës.

Ka kaq shumë ngjyra në këtë vepër. Është diçka e pabesueshme. Ariet janë shkruar për secilin zë, në partiturat ka diçka të veçantë për secilin nga karakteret, e kjo i jep gjithë interpretuesve diçka magjike.

Ermonale Jaho, sporano

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që Jaho interpreton “la Traviatën” në skenën operistike të Parisit, sopranoja shqiptare di gjithnjë të dhurojë emocione të reja.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN