Euro në pikiatë, prek nivelin 122.9 lekë

Nuk ka të ndalur rënia e euros në tregun tonë të këmbimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane ka prekur sot një minimum të ri, duke zbritur në 122.9 lekë.

Kundrejt një dite më parë, euro ka humbur 0.1 lekë. Në rënie është edhe dollari, që ka zbritur në kuotën e 107.2 lekëve.

Ekspertët thonë se dobësimi i euros po shkaktohet nga sasia e madhe e valutës në qarkullim, ndërkohë që kërkesa nga importuesit dhe tregtarët është e ulët, çka tregon edhe për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend.

Euro pritet të pësojë rënie të mëtejshme deri në fund të dhjetorit, pasi gjate kësaj periudhe shtohet edhe më shumë sasia e saj në qarkullim, nga valuta që do të sjellin emigrantët që do të kthehen në atdhe për festat e fundvitit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN