Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Investimet në futboll, UEFA në Shqipëri

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2018, 15:04 | Futboll
Investimet në futboll, UEFA në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Thoedoridhis së bashku me Drejtorin e Federatave Kombëtare në UEFA, Zoran Lakoviç mbërritën në Tiranë këtë të enjte për të inspektuar punimet në “shtëpinë e futbollit”, si dhe ecurinë e ndërtimit të “Arenës Kombëtare”. Në fjalën e tij, krahu i djathtë i presidentit Ceferin vlerësoi investimet e këtyre përmasave.

“Është bukur të shohësh një progres kaq të madh siç është “Arena Kombëtare” dhe ambientet e reja të Federatës, Shtëpia e Futbollit. Duhet ta them që jam i impresionuar. Stadiumi “Qemal Stafa” nuk mund të krahasohet me këtë impiant, i cili po e drejton futbollin shqiptar drejt një ere të re. Arena Kombëtare ka një potencial të madh për mirëpritur kompeticione klubesh, por pse jo edhe atonë rang përfaqësuesesh. Pas përfundimit e punimeve e më pas të shohim se cilat do të jenë vendimet e ekzekutivit të UEFA-s”.

Në planet e Federatës së futbollit ka të tjera projekte, siç është nisja e punimeve për stadiumin e ri të Kukësit.

“Arena Kombëtare” pritet të jetë gati për kualifikueset e Euro 2020 me Kombëtaren që mendohet të luajë në shtëpinë e re në qershor të vitit të ardhshëm kundër Armenisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani