Irani: Shqipëria ndoqi linjën e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit

Nuk vonoi pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Bahram Qassemi tha se Shqipëria ishte bërë viktimë e skenarëve sioniste e të Shteteve të Bashkuara, në trajtimin e diplomatëve iranianë.

Masat sipas tij synojnë të dëmtojnë marrëdhëniet e Iranit me Europën. Zëdhënësi shtoi se Teherani ka pasur një marrëdhënie të mirë me Shqipërinë, duke respektuar të gjitha rregullat e shtetit mbi bazën e parimeve të politikës së jashtme të Republikës Islamike.

Sipas Qassemit, fakti që Shtetet e Bashkuara ishin të parat që reaguan lidhur me njoftimin, tregon se aksioni ishte zhvilluar në bashkëpunim më Uashingtonin dhe Tel Avivin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN