Lorenc Trashi shpallet lojtari i vitit

Lorenc Trashi është vlerësuar si lojtari më i mirë për vitin 2018. Mbrojtësi i Partizanit fitoi çmimin e përvitshëm, që jepet pas votave të 10 trajnerëve dhe kapitenëve të Kategorisë Superiore. Një trofe, që mund të shërbejë si ogur në garën drejt titullit, për të realizuar ëndrrën e transferimit në një kampionat më të fortë jashtë Shqipërisë, por edhe një mesazh për trajnerin e Kombëtares, Panuçi.

Mes çmimeve të tjera, Enea Jorgji u vlerësua si arbitri më i mirë i vitit 2018, ndërsa Megi Doçi fitoi vlerësimin në futbollin e femrave.

Në mbrëmjen gala të organizuar nga Federata e Futbollit, u dhanë edhe tituj për ish-lojtarë të mëdhenj, duke nisur nga Perlat Musta, Qamil Teliti dhe Edvin Murati, të cilët u vlerësuan me çmimin “Nderi i futbollit shqiptar”.

Osman Mema, Genc Tomori dhe Agim Canaj morën çmimin “Legjenda e futbollit shqiptar”, ndërsa risia është emërimi i ish-mbretëreshës së bukurisë, Valbona Selimllari, si Ambasadore e Futbollit të femrave.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN