Rinis Parlamenti, PS: Kallëzim penal për Endri Hasën

Ka nisur sërish me detabe seanca pleanre e ditës së sotme, e cila u shty për në orën 18:00, pas incidentit ku deputeti i PD Endri Hasa goditi me vezë Kryeministrin Rama.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se do të depozitojë një kallzim penal për Endri Hasën. “Kurrë nuk është goditur kryeministri kur kemi qenë në opozitë”, tha Balla, duke iu referuar periudhës kur Berisha kryesonte qeverinë. “Do t’i thoja Partisë Demokratike të kërkonte ndjesë”.

Më parë, ish-Kryeministri Berisha kërkoi që pasuesi i tij, Rama, të ishte i pranishëm në sallë, si një detyrim kushtetues kur diskutohet buxheti i shtetit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN