Të ardhurat nga dividendi në rënie, vetëm 24 milionë lekë më 2018 – A2

Të ardhurat nga dividendi në rënie, vetëm 24 milionë lekë më 2018

Gjatë viteve të fundit, të ardhurat nga dividendi, e thënë ndryshe taksimi i fitimit të akisonerëve të kompanive të mëdha, kanë pësuar tkurrje të ndjeshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, deri në gusht, u mblodhën vetëm 24 milionë lekë të ardhura nga dividendi, performanca më e dobët e 7 viteve të fundit. Eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho ka deklaruar në studion e A2 Business të Aurora Sulçes në A2 CNN se kompanitë kanë përfituar nga hapësirat ligjore për të mos e paguar këtë taksë.

Sipas Mateo Spahos, ulja e dividendit është një formë për të nxitur investimet në ekonomi, por kjo duhet të kombinohet edhe me një situatë të mirë ekonomike, që aktualisht nuk është e tillë.

Kjo është edhe arsyeja, që sipas tij, kompanitë e mëdha po e transferojnë jashtë vendit fitimin e tyre, në vend që ta investojnë sërish atë.

Shkarkoni aplikacionin e A2