Të gjithë e dinin se ishte 16 vjeç, “talenti” i futbollit indian mashtron për moshën

Të gjithë e mendonin se ishte talenti më i madh i futbollit indian, por lojtari që pretendonte të ishte vetëm 16 vjeç, në fakt ishte 28.

Gourav Mukhi tani është pezulluar nga aktiviteti për gjashtë muaj pasi ka gënjyer për moshën. Në muajin tetor ai ishte futur në rekordet e futbollit indian si lojtari më i ri që shënonte gol në kategorinë e parë. Por një histori e shkruar në versionin indian të gazetës “The Telegraph” zbuloi moshën e tij të vërtetë.

Kjo nuk është hera e parë që Mukhi ka mashtruar organizatorët. Në vitin 2015 ai ishte regjistruar në një turne për 16-vjeçarët, por me moshën reale ishte 25 vjeç.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN