Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Qëlloi me vezë Ramën, përjashtohet deputeti i PD |VIDEO

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2018, 10:18 | Politikë

Ora 14:10 - Luçiano Boçi për A2: Qeveria ka marrë peng studentët
“Në orën 17:30 do të zhvillojmë një mbledhje grupi përpara se të rikthehemi në seancën e Kuvendit. Jo vetëm me veprime, por dhe fjalime do të tregojmë mbështetjen tonë për studentët, të cilët janë marrë peng nga qeveria.

Ora 12:10 - Seanca shtyhet për në orën 18:00

Ora 11:58 - Ruçi ndërpret sërish seancën, deputeti i PD nuk largohet nga salla

“Peng seancën nuk mund ta mbajë një deputet dhe as një grup parlamentar. Endri Hasa të largohet nga salla”.

Ora 11:40 - Berisha: Vezët vinin nga Surreli. “Ishte kartolina nga studentët për Vitin e Ri që deputeti Hasa i dërgoi kryekumbarës”

Ora 11:23 - Byroja e Kuvendit përjashton me 10 ditë deputetin e PD, Endri Hasa pasi goditi me vezë Kryeministrin

Ora 11:22 - PD firmos kërkesën: Të përjashtohet Rama
Ndërsa Ruçi ka kërkuar një dënim 10-ditor për deputetin e Partisë Demokratike, Endri Hasa, i cili goditi me vezë kryeministrin Edi Rama, PD në anën tjetër kërkon përjashtimin e Kryeministrit.

Disa nga deputetët e PD kanë firmosur kërkesën për përjashtimin e Edi Ramës nga seanca plenare me pretendimin se “gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të veçantë të PD.

Ora 11:16 - Reagon Rama: Opozita e paska vrarë kohën duke dhunuar pula e vjedhur vezë

https://twitter.com/ediramaal/status/1075695094941057024

Ora 10:58 – Mësohet se pas ndërprerjes së seancës, kreu i PD, Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë larguar për në selinë e Partisë Demokratike.

Ora 10:54 - Gramoz Ruçi e ka ndërprerë seancën e ditës së sotme për 60 minuta, pasi do të mblidhet Byroja e Kuvendit, e cila do të vendosë masën ndaj deputetit të PD, Endri Hasa, i cili goditi me vezë Kryeministrin Rama kur ai mori fjalën.

Ora 10:40 - Seanca rinisi sërish mes tensioneve, ndërsa Ruçi i kërkoi Gardës të nxirrte jashtë salle deputetin e PD Endri Hasa, i cili më herët qëlloi me vezë Kryeministrin. Seanca u ndërpre sërish.

Ora 10:22 – Deputeti i PD, Endri Hasa qëlloi me vezë Kryeministrin Edi Rama menjëherë sapo ai u ngjit në foltore për të mbajtur fjalën. Kryeministrit tentoi ta godiste me vezë edhe deputeti Gent Strazimi, por ndërhyri sigurimi i Kuvendit. Kryetari Gramoz Ruçi ndërpreu menjëherë seancën, ndërsa edhe pas mbylljes së kamerave debatet vazhdojnë me tone të ashpra mes deputetëve në sallë.

https://youtu.be/c7zzSi7smDw

***

Ora 10:00 - Ka nisur seanca e kësaj të enjteje në Kuvend, ku pas 6 muajsh bojkoti është rikthyer në sallë edhe opozita.

Në rend dite janë 12 pika, por opozita është shprehur se nuk ato do të anashkalohet dhe do të ketë surpriza, pasi siç tha edhe Grida Duman për A2, rikthimi është vetëm për studentët.

I pari që e mori fjalën ishte Taulant Balla, i cili kërkoi të futet në rend dite kodi zgjedhor. “Kërkoj që të shprehin për të futur në rend të ditës kodin zgjedhor. Edhe mirë se erdhët sepse kjo është salla e dialogut”.

Ndërkohë pas tij, u ngrit Lulzim Basha, i cili u tregua menjëherë i ashpër, duke iu drejtuar Ballës se kërkesa e tij është e pavend. “Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallenj si gomari. E keni marrë mesazhin dje nga faktori ndërkombëtar. Shoku i trafikantit del këtu dhe kërkon reformë zgjedhore. Këtu kemi ardhur vetëm për atë buxhet të studentëve”, tha Basha.

Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit është duke u mbajtur një protestë, ku përveç studentëve, PD ka thirrur edhe qytetarët në protestë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu