Tension në Kuvend, protestë jashtë godinës, qytetarët: Deri në fund me studentët

Ndërkohë që situata u tensionua në Kuvend, ku opozita u rikthye pas 6 muajsh, jashtë sallës studentët janë në ditën e 16 të tyre të protestës, por sot janë qytetarët në mbështetje të tyre më të shumtë në numër.

Edhe policia ka shtuar masat ditën e sotme për të ruajtur rendin, nga ku mësohet se rreth 400 efektivë janë të vendosur pranë godinës së Kuvendit, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë vendosur edhe brenda ambienteve të xhamisë.

“Ne jemi me studentët dhe për kauzat e tjera. Unë jam tregtarë, tregtoj mjete bujqësore. Unë do t’i ndjek deri në fund studentët, sot është dita e gjashtë që jam me ta”, thotë një tjetër.

“Kemi ardhur sot këtu për të mbështetur studentët. Do të jemi me ata deri në fund”, shprehet një qytetar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN