Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tre grupmosha kur ndihemi më të vetmuar se kurrë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2018, 17:38 | Lifestyle
Tre grupmosha kur ndihemi më të vetmuar se kurrë

Në të gjithë botën numri i njerëzve që pranojnë se ndihen të vetmuar rritet çdo vit dhe kjo nuk është befasi.

Por grupmoshat që pranojnë se ndihem më shumë të vetmuar me siguri do t’ju habisin. Sipas një studimi të botuar këtë javë në Revistën “International Psychogeriatrics”, njerëzit ndihen më të vetmuar kur janë në fund të të 20-ave, në mes të të 50-ave dhe në fund të të 80-ave.

Ndjesia e përgjithshme e izolimit ishte gjithashtu më e pranishme se sa prisnin kërkuesit. Studimi është realizuar nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego. “Duhet të kemi parasysh se vetmia është një ndjesi shumë subjektive, të ndihesh vetëm nuk do të thotë që je vetëm, ose nuk ke miq”, tha Dr. Dilip Jeste, një prej organizatorëve të studimit. “Vetmia është raport i marrëdhënieve shoqërore që dëshiron me ato që në të vërtetë ke”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë