Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Anglia nuk është vend për...të pastrehët: Mbi 600 të vdekur në vit!

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 15:24 | Bota

Një raport i frikshëm sapo ka dalë dhe po trondit opinionin publik në Angli.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave angleze, vitin e kaluar rreth 600 të pastrehë kanë vdekur në rrugët e Britanisë së Madhe, një trend në rritje që çon numrin e të vdekurve në pesë vitet e fundit në 2627. Numra që i përafrohen një lufte të vogël.

Sipas të dhënave, pjesa e stërmadhe e të pastrehëve të vdekur ka qenë meshkuj.

Fenomeni i të pastrehëve po përhapet edhe në Shqipëri, por statistikat nuk e japin idenë

Arsyet janë nga më të ndryshmet, por kryesisht janë mbidozë, helmime nga medikamente të ndryshme, probleme me mëlçinë dhe vetëvrasje.
Trondit edhe mesatarja e personave të vdekur: Vetëm 44 për meshkujt, 42 për femrat.

Pas publikimit të raportit, Qeveria po shtyhet gjithmonë e më shumë nga institucionet që merren me problemin e të pastrehëve për të shëruar këtë plagë të një prej shoqërive perëndimore më të zhvilluara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë