Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Barcelona kërkon Pavarësinë: Separatistët përleshen me policinë | FOTOGALERI

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 16:33 | Bota

Kanë shpërthyer sërish protestat e dhunshme në Barcelonë, ndërsa Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nisi të premten një takim të kabinetit të tij në kryeqendrën e Katalunjës në përpjekje për “të bërë paqe” me separatistët.

Mbështetësit e pavarësisë janë përleshur me policët duke shprehur hapur pakënaqësinë e tyre ndaj këtij vendimi i të Sanchez. Ata u përpoqën dhe ia dolën për disa orë, që të bllokonin disa nga rrugët kryesore të qytetit duke shkaktuar kaos.

Protestat mbështeten edhe nga qeveria rajonale e Katalunjës, e cila është e formuar nga disa parti që janë pro shkëputjes nga Spanja, pavarësisht se kanë arritur një marrëveshje me qeverinë qendrore për të gjetur një zgjidhje paqësore ndaj krizës politike që nisi vitin e kaluar, kur krahina autonome zhvilloi një referendum për të shpallur Pavarësinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë