Berisha:Vetting ose rrëmbejmë armët. Rama: Show pularie

Kuvendi është mbërthyer ditën e sotme nga diskutimet për reformën zgjedhore, por edhe Vettingun në politikë e në anën tjetër edhe akuzat mes palëve.

Por ish-Kryeministri Berisha shkoi edhe më tej duke bërë deklaratën e fortë se në rast se nuk do të ketë Vetting, atëherë të rrëmbejmë armët.

“Na rast se ju përdorni këtu diktatin e krimit si përfaqësues të tij për të hedhur poshtë këtë amendament, i cili do të bënte historinë për shqiptarët. Për ndryshe, ju garantoj se forca do të ju shkulë nga këto karrige; për ndryshe bëhuni gati pasi në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë do të ushtojnë: O djem rrëmbeni armët! Ja vdekje, ja liri!”, tha Berisha.

Menjëherë pas deklaratës së Berisha ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili i bëri apel Partisë Demokratike të distancohet nga thirrje të tilla. “Byroja e Kuvendit të shqyrtojë kërkesën tonë ndaj Berishës, Bashës e deputetëve të tjerë shkelës të rregullores”, tha Balla.

A2 mëson se PS ka kërkuar 10 ditë përjashtim të Berishës.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka reaguar si gjithmonë përmes postimeve në rrjetet sociale, duke u deklaruar “ i turpëruar me pamjet e Parlamentit” që Rama cilëson si “show pularie” .  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN